Gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe të vitit në automobilizmin e Kosovës.
Sot dhe nesër në pistën në Sllatinë do të zhvillohet Drag Race 2017, ku më tepër se 120 garues nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe shumë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme, do të ofrojnë atraksione për dashamirët e automobilizmit, interesimi i të cilëve është i jashtëzakonshëm.
Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Auto Klubin Eurogoma RT i ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Optimizmin nuk e fsheh as kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.
Deri të premten pas dite, përmes aplikimit online janë regjistruar 120 garues, por organizatori me gjasë do të vendosë që regjistrimi të vazhdojë edhe të shtunën.
Paraqitja në garë bëhet sot nga ora 08:00 – 10:00, pastaj do të bëhet ndarja në klasa dhe më pas do të jenë vozitjet e lira (provuese), derisa të dielën janë vozitjet zyrtare.
Përveç garave me vetura, të pranishmit do të argëtohen edhe nga ata që do të bëjnë drift, ndërsa kroati Matia Podrash është i ftuar special dhe do të demonstrojë akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë.
Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia.

2017, ku më tepër se 120 garues nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe shumë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme, do të ofrojnë atraksione për dashamirët e automobilizmit, interesimi i të cilëve është i jashtëzakonshëm.
Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Auto Klubin Eurogoma RT i ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Optimizmin nuk e fsheh as kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.
Deri të premten pas dite, përmes aplikimit online janë regjistruar 120 garues, por organizatori me gjasë do të vendosë që regjistrimi të vazhdojë edhe të shtunën.
Paraqitja në garë bëhet sot nga ora 08:00 – 10:00, pastaj do të bëhet ndarja në klasa dhe më pas do të jenë vozitjet e lira (provuese), derisa të dielën janë vozitjet zyrtare.
Përveç garave me vetura, të pranishmit do të argëtohen edhe nga ata që do të bëjnë drift, ndërsa kroati Matia Podrash është i ftuar special dhe do të demonstrojë akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë.
Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia
BE-ja e çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ...
Izraeli njofton vrasjen e kreut të qeverisë së Hamasit në Rr...
Hargreaves: Jemi krenarë për rolin tonë në FSK për progresin...
KPM miraton Planin e Veprimit për monitorimin e fushatës
Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion p...
Kadrijaj i reagon Liburn Aliut për rrugën Deçan-Plavë: Kthje...