Modeli “Ferrari Sergio” është prodhuar në vetëm gjashtë njësi, por ai asnjëherë nuk ishte në shitje të lirë.
Por, njëri nga këta automobila të vegjël tash mund të blihet për 4,3 milionë euro, aq sa është kërkuar në shpalljen e faqes “JamesEdition”, dyfish më shumë se sa çmimi i parë i “Ferrari Sergio”, por duke pasur parasysh se ky model është i rrallë, me siguri se nuk do të jetë vështirë për të gjetur blerësin.
“Sergio” është krijuar si koncept në vitin 2013, kur “Ferrari” në bashkëpunim me shtëpinë “Pininfarina” e prezantoi në auto-sallonin në Gjenevë.
Automobili mori emrin sipas dizajnerit të njohur “Sergio Pininfarina”, i cili ka ndërruar jetë para një viti.
Versioni i prodhimit u krijua në vitin 2015, ndërsa në kohën kur u ekspozua, po ashtu në panairin në Gjenevë, modeli ishte i shitur, pasi që ai i ishte ofruar një grupi blerësish dhe koleksionistëve të “Ferrarit”.
Nga gjithsej gjashtë njësi të prodhuara, tri prej tyre kanë përfunduar në SHBA, një në Emiratet e Bashkuara Arabe, një në Japoni, derisa i fundit i është shitur një blerësi nga Zvicra, i cili tash u është ofruar blerësve.
“Ferrari Sergio” është i bazuar në modelin “458 Speciale”. Ka motor 4.5 litra V8 me 605 kuaj fuqi dhe arrin 100 kilometra në orë për vetëm 3 sekonda, transmeton kp.
Automobili nga shpallja është i ngjyrosur në kombinimin verdhë-zi dhe ka kaluar vetëm 118 km.
Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...