Të gjithë habitemi me aftësinë e fëmijëve për të përdorur një “smartphone”.
Ata hapin aplikacione, shikojnë foto dhe kërkojnë gjërat që u interesojnë me lehtësi të jashtëzakonshme. Por, bëjnë edhe gabime, si në rastin e një vogëlushi kinez, i cili i bllokoi mamasë së tij celularin për 47 vitet e ardhshme, transmeton tch.
Sipas “South China Morning Post”, pasi ia mori djalit nga duart telefonin, në ekran pa të shkruar: “Nuk mund të përdoret për 25 milionë minutat e ardhshme”. Djali e kishte futur gabim kodin e zhbllokimit shumë herë dhe rezultati ishte i denjë për një rekord Guiness.
Sipas teknikëve të Apple, zgjidhja e vetme në raste të tilla është formatimi i celularit. Ata thanë për gazetën kineze se nuk ishte hera e parë që merrnin një telefonatë për këtë çështje. Një burrë e kishte bllokuar më parë telefonin për 80 vitet e ardhshme.
Gruaja priti disa muaj për të parë nëse problemi zgjidhej vetë, por në fund kërkoi ndihmën e profesionistëve.
“Nuk mund të lija të kalonin 47 vite dhe t’i thoja nipit tim: shiko se çfarë ka bërë babai yt. E formatova dhe humba të gjitha çfarë kisha në celular”, tha gruaja./tch/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...