Google ADS

FBI sulmohet nga hakerët adoleshentë

14:13 | 6 Nëntor 2015
Arbresh Info

Grupi i njëjtë hakerëve adoleshentë që hakuan e-mail adresën në AOL të kryetarit të CIA-së, John Brennan, dy javë më parë, tani kanë hakuar e-mail adresën e zëvendës drejtorit të FBI-së, Mark Giuliano dhe gruas së tij.

Cracka, një anëtarë i grupit të hakerëve adoleshentë të njohur si ‘Crackas With Attitude’, transmeton arbresh.info, postoi disa informata të vlershme që i përkasin mijëra punonjësve qeveritar online. Megjithatë, grupi i hakerëve pretenduan se kanë pasur qasje edhe më shumë se në të dhënat e tyre.

Hakerët pretenduan që kanë marrë informatat personale nga hakimi i e-mail adresave AOL të Giulianos dhe gruas së tij. Informatat e publikuara përfshijnë më shumë se 3.500 emra, e-mail adresa, dhe numra kontaktues të personelit ushtarak.

Derisa zyrtarët e FBI nuk arritën menjëherë të konfirmojnë pretendimet, ‘Infowars’ konfirmoi vërtetësinë e disa njerëzve të listuar, që përfshijnë të gjithë nga zyrtarët e policisë lokale tek FBI dhe analistët ushtarak të inteligjencës.

Pas sulmit të e-mail adresës së drejtorit të CIA-së, Giuliano dha një deklaratë agresive për kapjen e hakerëve, të cilit iu përgjigjën duke hakuar edhe e-mail adresën e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme