FBI nuk mund të zhbllokojë modelet e reja të iPhone

18:00 | 10 Prill 2016
Arbresh.info

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, James Comey ka konfirmuar se metoda e hakerimit që agjencia i ka bërë iPhone-it 5C të gjuajtësit të San Bernardinos, nuk funksionon në modelet më të reja të iPhone.

Duke folur për studentët, në Kenyon College Ohajo , ai tha: “Ne kemi një mjet që punon në një numër të ngushtë të iPhone-ve. Bota ka lëvizur në (iPhone) 6s, dhe metoda jonë nuk funksionon në 6s apo në iPhone 5Ss”.

Drejtori i FBI-së ka konfirmuar se kjo metodë e hakerimit funksionon në iPhone 5C, dhe në modelet më të vjetra të Apple, por jo në modele të reja me një skener për gjurmët e gishtërinjve. Kjo është ndoshta për shkak se telefonat më të vjetër nuk e kanë të ashtuquajturën enklavën e sigurt, e cila mbron fjalëkalimet, çelësat e sigurisë dhe sistemin kodues të telefonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme