Prodhuesi i video-lojës “Grand Theft Auto”, kompania Take-Two Interactive tha të hënën se do të blinte Zynga, kompaninë që qëndron pas disa video-lojërave, përfshirë këtu “FarmVille” për 11.04 miliardë dollarë.
Marrëveshja, më e madhja ndonjëherë në sektorin e video-lojërave do të krijojë një superfuqi lojërash me një kapital tregu prej afro 30 miliardë dollarësh, duke përfshirë variantet me konsolë, PC-në dhe pajisjet celulare në një kohë kur më shumë njerëz po luajnë në telefonat e tyre inteligjentë.
Take-Two, i njohur gjithashtu për lojën aventureske “Red Dead Redemption”, ofroi 3,50 dollarë në para të gatshme dhe 6,361 dollarë aksione për çdo aksion të Zynga dhe një premium 64 për qind ndaj çmimit të fundit të mbylljes. Përfshirë borxhin e Zynga-s, blerja kap vlerën e 12.7 miliardë dollarëve.
“Është një marrëveshje bombë… Zynga ishte në listën e kompanive në vështirësi për një kohë të gjatë në biznesin e lojërave video”, tha Serkan Toto, CEO i firmës konsulente për videolojërat Kantan Games.
“Take-Tëo po shikon hartën e industrisë dhe thotë “në thelb nuk kemi asgjë këtu”. Pra, shumë njerëz kanë pritur që Take-Two të bëjë një marrëveshje të madhe në celular për të mbyllur hendekun me konkurrentët si Electronic Arts për shembull”.
Aksionet e Zynga u rritën me 45 për qind të hënën, ndërsa Take-Two ranë rreth 15 pwr qind./gsh/
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat