Interneti është me ne prej gati 4 dekadash dhe gjatë kësaj kohe ka akumuluar një masë të pallogaritshme informacioni, mes tyre dhe foto e imazhe.
Me plotësimin e bagazhit të të dhënave, tashmë në kohën “e duhur” ka dalë dhe Inteligjenca Artificiale (AI) që mund të punojë me to, dhe siç zbulohet nga kërkuesit, rezultatet mund të jenë vërtet të frikshme.
Një prej tyre është aftësia për të gjetur çdo imazh tëndit që është shkrepur … në çdo kohë, shkruan rrjeti Unilad.
Nuk flitet këtu për çdo imazh që kur keni qenë bebe, por për çdo imazh të kaluar në rrjet.
Një faqe e çuditshme interneti e quajtur ‘PimEyes’ ka tërhequr vëmendje pasi për rezultatet e kërkimit të fotove është mbiquajtur ‘platforma më trazuese në Internet’.
Ju duhet t’i jepni faqes fillimisht një foto të vetes tuaj dhe me anë të inteligjencës artificiale ajo identifikon çdo foto tjetër tuajën që është në rrjet, pra mund të kërkojë në çdo faqe interneti ku ka foto tuajat.
Shërbimi është falas, ju vetëm duhet të ngarkoni një foto tuajën dhe për dy minuta inteligjenca ‘e frikshme’ artificiale mund të kontrollojë të gjithë rrjetin.
Praktika është gjithashtu një mjet për të zbuluar persona të ngjashëm me ju, pasi rezultate të tilla shfaqen shpesh mes opsioneve.
PimEyes gjithashtu ju lejon të hiqni fytyrën tuaj nga opsionet e kërkimit të njerëzve por për këtë duhet të bëni fillimisht një verifikim identiteti.
Ashtu si me shumë opsione të tjera të internetit, shumë e quanin ‘faqe e sëmurë’ por të tjere e quanin të vlefshme, edhe për faktin se mud të zbulohej nëse një rrjet ka përdorur fytyrën tënde pa leje.
Një përdorues e quante atë ‘faqja e ëndërrave për përndjekësit’, kurse një tjetër komantonte se kishte gjetur një foto të vetes kur ishte 10 vjeç./tch
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...