Gjithkujt i ka ndodhur në të paktën një rast që të ketë pak bateri në telefonin e tij dhe në momentin kur zgjedh të vizitojë një faqe të caktuar, faqja i hapet në një version më të thjeshtëzuar.
Gjithçka bëhet për të kursyer baterinë tuaj falë një ‘software’ që është në gjendje që të shohë nivelin e baterisë së telefonit tuaj, njohur si API.
Kjo është ana pozitive e këtij ‘softëare’, që nuk ofrohet pa efekte anësore, njëri prej të cilëve është se mund të përdoret për të gjurmuar vendodhjen tuaj, edhe nëse ju e keni të çaktivizuar si opsion tek parametrat e pajisjes që përdorni.
Steven Englehardt dhe Arvin Naryanan të Universitetit të Princeton thonë se kanë zbuluar dy lloje script-esh në gjendje që të gjurmojnë njerëzit përmes nivelit të baterisë në telefonin e tyre dhe shtojnë se kaq mjafton që përbëjë një shqetësim për privatësinë e shumë personave.
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë