Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka arritur në Kongres ku edhe pritet të dëshojë në lidhje me kompromentimin e të dhënave personale të mijëra përdoruesve të rrjetit social.
Ai pritet të kërkojë falje që kompania e tij nuk ka bërë më shumë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve, transmeton portali arbresh.info
Drejtori 33-vjeçar bëri apologjinë ndërsa përgatitej të dëshmonte në seancë dhe të rrëfënte se si miliona përdorues të Facebook janë prekur nga Cambridge Analytica.
Zuckerberg mbrojti Facebookun si një kompani “idealiste dhe optimiste”, përpara se të pranonte përgjegjësinë përsonale për të mos vendosur protokollet e duhura të sigurisë.
“Më falni! Është faji im”, tha ai në dëshminë e Shtëpisë të lëshuar një ditë para se të fillonte “djersitja” e tij e parë./arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...