Rrjetet sociale dhe interneti mund të kenë efekt më negativ tek të rinjtë seç është menduar më parë, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit kanë zbuluar një lidhje midis përdorimit të tepërt të tyre dhe problemeve të shëndetit mendor, ku sidomos të rinjtë e moshës rreth 20 vjeç që janë të varur pas rrjeteve sociale, shikojnë video në internet dhe shfletojnë faqe në ueb, janë më të rrezikuar të vuajnë nga depresioni, ankthi, hutimi, impulsiviteti apo nga çrregullime të tipit ADHD.
Hulumtuesit shkencorë tek “Universiteti McMaster” në Kanada anketuan mbi 250 studentë duke përdorur Testin e Varësisë ndaj Internetit (IAT) të krijuar në vitin 1998.
Sipas autorit kryesor të studimeve, Michael Van Ameringen, profesor tek “Universiteti McMaster” në Kanada, studentët që janë të varur pas internetit kanë më shumë vështirësi të përshtaten me aktivitetet e ditës, përfshirë jetën në shtëpi, punë, shkollë, shoqëri etj.
Sipas studimit, 33 studentë u diagnostikuan me varësi të internetit kurse 107 të tjerë me përdorim problematike të internetit.
Sipas prof. Ameringen, përdorimi i internetit ka ndryshuar në mënyrë radikale këto 18 vitet e fundit, ku shumë njerëz po punojnë në internet, mediat sociale dhe gazetat online.
Ai shpreson që këto zbulime t’i shërbejnë mjekësisë. Studimi do të zbulohet i plotë në Kongresin vjetor të Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmacologjisë, në Vjenë.
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...