Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales, ka raportuar se rrjeti i tij i ri social WT: Social tani i ka më shumë se 160.000 anëtarë dhe po “kërcënon” të bëhet rival i ri për Facebookun e popullarizuar.
Rrjeti i ri i ka mbledhur më shumë se njëqind mijë abonentë për vetëm 48 orë, ndërsa Wales thotë se njerëzit po vazhdojnë të regjistrohen masovikisht.
Platforma thotë se kurrë nuk do të shesë të dhëna të përdoruesit dhe se mbështetet tek individët, dhe jo reklamat.
Ata që regjistrohen në WT: Social (shtohen në listën e pritjes, dhe prej tyre kërkohet t’i ftojnë përdoruesit e tjerë ose të zgjedhin të paguajnë për abonim. Wales sqaron se platforma e tij është e foksuar në lajme, ndërsa anëtarët e rrjetit do të mund t’i redaktojnë titujt “mashtrues”.
Përdoruesit mund t’i shikojnë artikujt në shirita kohor, shkruan KOHA Ditore. Artikujt më të fundit shfaqen në fillim, dhe jo algoritmikisht, me qëllim që të përcillen interesimet e abonentëve.
“Do t’ju inkurajojmë t’i bëni zgjedhjet tuaja në lidhje me përmbajtjen që ju shërbehet dhe t’i modifikoni direkt titujt mashtrues dhe të pakuptimtë. Ne do ta inkurajojmë një mjedis ku mënjanohen aktorët e këqij, sepse kjo është gjëja e duhur që duhet bërë”, tha Wales.
Në një intervistë të kohëve të fundit për Financial Times, themeluesi i Wikipedia e vlerësoi si shumë problematik modelin e punës së faqeve të mëdha të rrjeteve sociale të cilat janë të përqendruara tek reklamat.
“Rezulton se fituesi i madh është përmbajtja me cilësi të dobët”, tha Wales.
Ju rikujtojmë, ai në vitin 2019 e lansoi platformën e lajmeve të emërtuar Wikitribune me qëllim të zgjidhjes së problemit me lajme të rreme.
Abonimi në WT: Social është 12 euro në muaj ose 90 euro në vit në Evropë, dhe 13 dollarë në muaj dhe 100 dollarë në vit në SHBA.
Derisa shumë shfrytëzues po e lavdërojnë idenë e Wales për platformën e re, të tjerët po e kritikojnë atë duke thënë se ajo do të dështojë, sepse njerëzit janë mësuar t’u shërbehen lajme falas.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...