Google ADS

Facebook zëvendëson logon “f” me “thumb up”

18:36 | 29 Qershor 2016
Arbresh.info

Rrjeti social Facebook është duke bërë disa ndryshime për versionin e ri.

Sipas CNN, kompania ka vendosur ta largojë logon “f” nga butoni i “like”, për ikonën e shpërndarjes e cila shfaqet jashtë faqes së Facebook, transmeton KosovaPress.

Ky ndryshim mund t’iu duket i parëndësishëm, por ai synon që ta rrisë numrin e shpërndarjeve pasi që ekspertët kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë dëshirë të shpërndajnë gjëra kur në logo gjendet vetëm gishti lartë apo “thumb up”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme