Funksioni “Njerëzit që mund të njohësh” i Facebook nga një lojë dëfruese ku mund të gjeje miqtë e vjetër të shkollës fillore mund të bëhet një farë “Vëllai i Madh”, në gjendje të nxjerrë sekretet e familjes.
E tregojnë raste të ndryshme, të mbledhura nga faqja teknologjike Gizmodo, ku algoritmi i rrjetit social, për të cilin njihet vetëm pjesërisht funksionimi, ka vënë në kontakt persona “të padyshimtë” nga klientët e një prostitute tek pacientët e një psikiatre.
Në rastin e një prostitute, e cila jeton në Kaliforni, gruaja është këshilluar që të rekomandojë disa klientë të rregullt si miq “normalë”, pavarësisht faktit se adresa e emailit dhe telefoni që përdorën për “punë” ishin të ndryshme dhe nuk kishin një profil në Facebook në jetën paralele.
Një shpjegim i mundshëm, sugjeron faqja, është që rrjeti social përdor informacione nga aplikacionet e tjera në telefon, si vendndodhja.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...