Facebook vendos reklama në mes të videove

08:59 | 10 Janar 2017
Arbresh Info

Nëse i keni urryer reklamat që janë shfaqur në YouTube në fillim të ndonjë video atëherë atë që Mark Zuckerberg ka ndërmend ta sjellë në Facebook do e urreni edhe më shumë.

Rrjeti i tij social ka në plan të prezantoj një mënyrë të re për të shfaqur reklamat duke i vendosur ato në mes të videove, shkruan portali arbresh.info. Ato do iu ndërpresin derisa jeni duke shikuar videot. Megjithatë, fatmirësisht ato do të jenë në dispozicion vetëm për videot që zgjasin të paktën 90 sekonda.

Një mënyrë e tillë është testuar tek videot drejtpërsëdrejti, por funksioni i ri do të përfshijë të gjitha videot kur të jetë i gatshëm.

Përdoruesit e Facebook-ut janë duke shikuar 100 milionë orë video në ditë, kështu që kjo do i ofrojë rrjetit social një sasi të mëdha të hollash./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme