Si pasojë e skandalit të të dhënave në Facebook, kjo kompani ka krijuar mundësinë që të gjithë përdoruesit të mund t’i fshijnë të dhënat e tyre personale, transmeton arbersh.info.
Skandali me Cambridge Analytica e ka bërë Facebook që të mundohet t’i ruaj më mirë informacionet e klientëve të tyre.
Në javët në vazhdimë Facebook do të modifikohet me opsione të reja që njerëzit të mund të shohin se si janë mbledhur të dhënat e tyre si dhe të kenë mundësi t’i fshijnë ato.
“Disa njerëz duan t’i fshijnë informacionet që janë mbledhur për ta kurse të tjerë duan që veç të shohin se si arrin Facebook t’i mbledh të dhënat e tyre. Kështu që do t’ju lënë të shihni se si ndodh ky proces” ka thënë CEO i Facebook.
Disa nga këto opsione janë kërkuar nga GDPR dhe do të jenë pjesë e Facebook deri në fund të majit.
Ndryshime dhe rimodelime të tjera do të prezantohen gjatë ditëve në vazhdim./Arbesh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë