Fillimi i kësaj jave ishte i veçantë për gjigantin Facebook pasi rrjeti social arriti mbi 1 miliardë përdorues brenda një dite, diçka që ka ndodhur për herë të parë në historinë e kompanisë. Këto statistika janë zbuluar nga vet drejtori ekzekutiv i rrjetit social, Mark Zuckerberg.
“Për herë të parë, 1 miliardë njerëz kanë përdorur Facebook-un brenda një dite”, tha drejtori ekzekutiv në Facebook, transmeton arbresh.info. “Të hënën, një në shtatë njerëz në botë ka përdorur Facebook-un për të bashkëbiseduar me miqtë dhe familjen”.
Facebook kishte arritur më parë 1 miliardë përdorues aktiv brenda muajit, por një 1 miliardë përdorues brenda një dite të vetme duket të jetë një gjë më e rëndësishme. Bazuar në statistikat zyrtare, rrjeti social ka një mesatare prej 968 milionë përdorues ditor aktiv dhe 1.49 miliardë përdorues mujor./arbresh.info
Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla thotë se...
Islami: E gjithë kjo iniciativë e Serbisë është luftë për do...
Vrasja në Aktash/ Paneli për Lirim me Kusht kishte vendosur ...
Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberaliz...
Profesori serb: Politika e Millosheviqit është rikthyer në S...
Alarmi taktik i Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia