Google ADS

Facebook thyen ligjin për mbrojtjen e të dhënave?

12:36 | 2 Mars 2016
Arbresh Info

Autoritetet gjermane janë duke hulumtuar nëse rrjeti social Facebook ka shpërdorur pozitën e tij në treg duke thyer ligjin për mbrojtjen e të dhënave.

Zyrtarët e Zyrës Federale Cartel kanë thënë se janë duke shqyrtuar nëse ekziston ndonjë lidhje me pozitën dominuese të Facebook-ut në treg për uebfaqet e rrjeteve sociale dhe formulimit të kushteve të përdorimit të tyre, shkruan portali arbresh.info.

Rregullatori ndërkombëtar i konkurrencës ka thënë që Facebook iu kërkon përdoruesve të pranojnë kushte që janë “të vështira për tu kuptuar” dhe se këtu “ka dyshime të konsiderueshme me lidhje me pranueshmërinë e kësaj praktike veçanërisht nën ligjin aktual ndërkombëtar për mbrojtjen e të dhënave”.

Kompania është gjobitur 100.000 euro nga një gjykatë në Berlin muajin e kaluar për rregullat e pronësisë intelektuale. Sidoqoftë, gjiganti tani nuk iu është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme