Facebook tani ka lansuar një funksion të ri që përdorë inteligjencë artificiale për t’iu ndihmuar njerëzit që janë të verbër të përjetojnë fotot në rrjetin social.
Kur njerëzit e verbër apo personat me shikim të dëmtuar përdorin internetin, ata përdorin diçka që quhet “ekran lexues” që kthen tekstin në fjalë, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, deri tani lexuesit e ekraneve nuk ka qenë në gjendje të përshkruajnë atë që gjendet brenda një foto.
Duke përdorur inteligjencën artificiale, Facebook tani është në gjendje të kuptojë se çfarë gjendet në një foto dhe të përshkruaj ata për dikë duke përdorur fjalët. Ky është një përdorim i mrekullueshëm i inteligjencës artificiale, dhe është një hap i rëndësishëm për tu siguruar që të gjithë kanë qasje të barabartë në informata dhe të përfshirë në biseda. Demonstrimi i kësaj është bërë edhe në videon më lartë. /arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...