Rregullat e përballjes me fotografi të dhunshme dhe shqetësuese shpesh kërkojnë që administratorët të pyesin a janë ‘’lajme të vlefshme’’ apo ‘’rrisin vetëdijesimin’’.
Nuk ka dyshim se duhet përpjekje e madhe për të kontrolluar të gjitha përmbajtjet që ngarkohen në Facebook. Por gjatë muajve të kaluar, gjiganti social ka treguar shenja të fuqisë së madhe.
Në Gusht, pasi kompania pushoi një ekip të redaktorëve të cilët e kishin injoruar pjesën Trending të faqes për nder të një algoritme, një tregim fals doli i pari.
Në shkurt, kryeshefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg publikoi një letër të hapur në faqen e tij në Facebook për drejtimin që shpreson të marrë kompania, duke prekur nevojën për më shumë vigjilencë ndaj ‘’lajmeve të rrejshme’’ dhe gjithashtu një infrastrukturë më e fuqishme të trajtojë përmbajtjen e cila postohet nga përdoruesit në baza ditore.
‘’Ka me miliarda postime, komente dhe mesazhe në shërbimet tona çdo ditë, dhe për shkak se është e pamundur të rishikojmë të gjitha, ne rishikojmë përmbajtjet që raportohen’’, shkroi Zuckerberg. ‘’Ka pasur ngjarje tragjike, si vetëvrasje, disa prej të cilave kanë qenë direkte, të cilat do mund të ishin parandaluar nëse dikush do të kishte kuptuar se çfarë po ndodhte dhe t’i raportonte ato më herët. Ka raste të keqtrajtimeve dhe ngacmimeve çdo ditë, që ekipi ynë duhet të njoftohet para se ne të mund të ndihmojmë. Këto histori tregojnë se ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bërë më shumë’’.
Këtë pranverë, pas një vrasjeje në Cleveland e cila ishte direkte në këtë platformë, Zuckerberg lajmëroi se gjatë vitit, 3,000 njerëz do të punësohen për të trajtuar dhe për të përmirësuar procesin e rishikimit.
Por tani, një hetim i bërë nga the Guardian ka identifikuar se disa nga standardet prej të cilave Facebook operon kur vjen puna në rregullimin e përmbajtjes janë më hutuese se sa mund të prisni.
Sa i përket video-ve të vdekjeve të dhunshme ose vetëvrasjeve, ato janë të kategorizuara si përmbajtje shqetësuese, por arsyeja që Facebook ka që nuk i heq ato është sepse ato mund të krijojnë vetëdijesim për sëmundjet mendore, sipas zbulimeve të the Guardian.
Veçanërisht në rastet e vetëvrasjeve, dokumentet që The Guardian ka kanë shpjeguar se kompania aktuale ka urdhrin ‘’për t’i larguar ato për shkak se nuk ka më mundësi për t’i ndihmuar personit. Ne gjithashtu duhet të marrim në konsideratë lajmet e vlefshme, dhe ka momente të veçanta ose ngjarje publike të cilat janë pjesë e një bisede më të gjerë publike të cilat duhet të largohen’’.
Kur vjen puna tek gjuha e ashpër, thirrja për veprim për të dëmtuar presidentin do të largohej për shkak se ai është drejtuesi i shtetit, por drejtimet se si të theni qafën e një gruaje lejohen në faqe sepse nuk klasifikohen si ‘’kërcënime të besueshme’’.
Për rastet e abuzimit ndaj kafshëve, ato imazhe dhe video gjtihashtu klasifikohen si shqetësuese, por lejohen nëse përdoren për të edukuar dhe për të rritur vetëdijesimin, por nuk lejohen nëse ka ndonjë element të ‘’sadizmit ose kremtimit’’’. Për imazhe ose fotografi të cilat përmbajnë abuzim ndaj fëmijëve, vlen e njëjta.
Sipas the Guardian, administratorët shpesh kanë sekonda që të vendosin se si t’a karakterizojnë apo të largojnë përmbajtjen.
Është e qartë se Zuckerberg dhe ekipi i tij kanë detyra të vështira para tyre, kështu që rregullat e Facebook duhet të zhvillohen vazhdimisht që të kalojnë sfidën.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...