Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, ka shënuar rritjen më të ngadaltë në 10 vjet për sa i përket të ardhurave, sipas deklaratës së rezultateve financiare të publikuar të mërkurën vonë.
Meta kishte të ardhura totale prej 27,9 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2022, rritje vetëm prej 6,5 për qind nga 26,2 miliardë dollarë në periudhën e në të njëjtë të vitit të kaluar.
Ajo kishte të ardhura neto prej 7,5 miliardë dollarësh, rënie prej 21 për qind nga 9,5 miliardë dollarë nga viti në vit.
Është rritur pak edhe numri i përdoruesve të Facebookut.
Derisa përdoruesit aktivë ditorë ishin mesatarisht 1,96 miliardë për mars të vitit 2022, një rritje prej katër për qind nga viti në vit.
Përdoruesit aktivë mujorë ishin 2,94 miliardë në fund të marsit, një rritje prej tre për qind në vit.
Pavarësisht ngadalësimit të të ardhurave dhe rënies së të ardhurave, rezultatet financiare tejkaluan vlerësimet e tregut dhe zhurma rreth metaverses shkaktoi një rritje të aksioneve të Meta-s./atsh/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...