Google ADS

Facebook s’do të lejojë më llogari imituese

19:48 | 23 Mars 2016
Arbresh.info
Rrjeti më i madh social Facebook është duke testuar një veçori të re që njofton përdoruesit nëse llogaritë e tyre po “kopjohen”.

Veçoria automatike identifikon llogaritë e dyshimta përmes emrit dhe një fotografie në profil. Përdoruesit do të alarmohen për imitim dhe pyeten që të tregojnë se a po postojnë llogaritë e dyshimta fotografitë tuaja dhe a po përdorin të dhënat personale të llogarisë origjinale.

Alarmi funksionon për tri të katërtat e botës dhe është në testime që nga nëntori i 2015-ës. Kjo raportohet se po bëhet për të shtuar sigurinë te gratë në kohën sa ato qëndrojnë në Facebook.

Facebooku po teston edhe një veçori tjetër për të raportuar lakuriqësinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme