Së shpejti fotot që do hedhësh në Instagram mund të t’i kapë roboti që do të të ndjekë nëpër shtëpi. Supozohet që ky të jetë hapi tjetër i Facebook, nëse do të realizohet sigurisht.
Kompania e Facebook u pajis me një patentë për ndërtimin e një roboti vetë-balancues, i cili do të jetë i aftë të qëndrojë në dy ose tre këmbë. Ky robot do të jetë i pajisur me një ekran, kamera dhe mikrofon, shkruan CNN, përcjell Telegrafi
Sipas patentës, roboti mund të ketë aftësi të tjera si transportimi i ngarkesave dhe një sistem ftohës për të kontrolluar temperaturën e tij. Është e paqartë se çfarë mund të bëjë Facebooku me një robot, por potenciali i tij është i madh.
Një robot vetë-balancues mund të përdoret për videot e konferencave. Facebook ka prezantuar video thirrjet e Messenger që prej 2015-së. Një robot në shtëpi gjithashtu mund të përdoret për të kapur fotografi dhe video në mënyrë autonome për Facebook dhe platformat e tjera si Instagram dhe WhatsApp.
Megjithatë kompanitë shpesh marrin shumë patenta, por shumë pak prej tyre kthehen në produkte reale. Patenta e robotit vetë-balancues u paraqit nga një punonjës i Facebook-ut i cili më parë ka punuar në një kompani robotike.
Këto lloje të robotëve mbeten një produkt i shtrenjtë. Ata kushtojnë disa mijë dollarë. /Telegrafi/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...