Ndërsa Inteligjenca Artificiale (Al) po avancon, lojtarët e mëdhenj teknologjik po luftojnë për epërsi në fushë.
Google krenohet me Geminin e saj, ndërsa Samsung mburret me Galaxy Al që së fundmi debutoi me serinë e re Galaxy S24.
Dhe të mos harrojmë Apple dhe Metan që po ecin në hap me konkurrencën duke zhvilluar veçoritë e veta me Al.
Sipas mediave të huaja, Meta po përdor Al për të fuqizuar rekomandimet e videove në Facebook.
Shefi i Facebook, Tom Alison, tha se algoritmi i ri i rekomandimit të videove tashmë mundësohet nga Al.
Plani është që ky “motor” i ri rekomandimi të shpërndahet në të gjitha seksionet e videove nga Facebook.
Bëhet e ditur se ky hap nga kompania teknologjike po ndikon që edhe koha dhe numri i shikimit të videove të rritet. /Telegrafi/