Google ADS

Facebook nuk e din arsyen pse ra nga sistemi

19:55 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjiganti teknologjik Facebook për gati dy orë ishte jashtë funksioni.

Por duket se as ata vetë nuk e dinë arsyen përse ndodhi një gjë e tillë, shkruan arbresh.info

“Jemi duke përjetuar një nivel të rritur të gabimeve API”, thuhet në sajtin e zhvilluesit të faqes. “Jemi duke hetuar shkaktarin dhe do të tregojmë kur të kemi më shumë informacione”.

Në kohën e publikimit, faqja tha se problemet filluan dy orë më herët dhe i përshkroi ato si të “vazhdueshme”.

Facebook rrallë bie nga sistemi. Por pasi përdoret nga më shumë se një milion njerëz dhe nga organizatat e lajmeve dhe kompanitë në mbarë botën, çdo ndërprerje mund të ketë pasoja të mëdha, edhe nëse faqja dhe aplikacioni janë thyer vetëm për disa minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme