Facebook e ka mbyllur këtë javë me një vlerë 58 miliardë dollarë më të ulët në treg, pas skandalit të keqpërdorimit të të dhënave.
Themeluesi i platformës sociale Mark Zuckerberg kërkoi falje për ngjarjen që ka prekur informacionet private të 50 milionë përdoruesve. Sidoqoftë, kjo nuk i ndali investitorët nga shitja e aksioneve në Facebook, mes shqetësimeve se rrjeti social do të dëmtohet ndjeshëm nga kjo shkelje e privatësisë.
Pas publikimit të skandalit që përfshin gjithashtu zyrën britanike të konsulencës Cambridge Analytica, zyrtarët në Londër kanë kryer kontrolle në ambjentet e kësaj zyre, për të gjetur informacione të cilat do të ndihmojnë një hetim të gjerë mbi fushatat politike dhe mënyrën si platformat sociale ndikojnë mbi votuesit.
Si Facebook ashtu edhe Cambridge Analytica mohojnë të kenë patur gisht në keqpërdorimin e të dhënave. Ndërkaq, politikanë amerikanë e europianë kanë kërkuar që Mark Zuckerberg të dëshmojë para trupave legjislative përkatëse për të sqaruar si ka ndodhur ky skandal./ora news/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...