Facebook ka vendosur që të vendos kufizime të reja në përdorimin e transmetimet e drejtpërdrejta. Ky vendim vjen pas sulmit mbi xhamitë në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 51 myslimanë.
Kompania ka theksuar se përdoruesit që thyejnë rregullat do të ndalohen nga përdorimi i funksionimit të quajtur Facebook Live, transmeton portali arbresh.info
Të gjithë ata që shpërndajnë ndonjë video që ka lidhje me ndonjë deklaratë nga ndonjë organizatë terroriste, do të përjashtohen nga mundësia e Facebook Live.
Facebook nuk ka specifikuar të gjitha rregullat që do të përdorte për të zbatuar politikën, por vuri në dukje rregullat aktuale kundër përhapjes së përmbajtjes terroriste në rrjet.
Njoftimi vjen pasi Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern do të takohet në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe liderë të tjerë dhe drejtues të teknologjisë, për të nisur një thirrje ndërkombëtare për të eleminuar përmbajtjen e terrorizmit në internet./arbresh.info/
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë