Përdoruesit individualë nuk do të lejohen më të reklamojnë armë në Facebook dhe Instagram, shërbimi i përhapjes së fotove në pronësi të rrjetit social.
Facebook ka ndaluar tashmë shitjen e armëve pa kontroll të identitetit, por rregullat e reja synojnë të ndalojnë tregtinë e armëve mes individëve rrjete sociale.
Megjithatë, bizneset do të mund të reklamojnë armët e tyre në Facebook dhe Instagram. Lëvizja vjen tre javë pasi presidenti amerikan Barack Obama publikoi masat shtrënguese mbi blerjen e armëve.
Veprimet ekzekutive të presidentit Obama përfshijnë kontrollin e të dhënave bazë për të gjithë shitësit e armëve dhe nevojën që shtetet të sigurojnë informacion mbi personat e pakualifikuar për blerjen e tyre për shkak të sëmundjeve mendore apo dhunës në familje.
Ndryshimi i rregullave e vendos shitjen e armëve nën të njëjtat kufizime të vendosura nga Facebook edhe për ilaçet dhe medikamentet ilegale.
“Facebook, fatkeqësisht dhe padashje ishte kthyer në një platformë online për armatosjen e personave të rrezikshëm”, deklaroi Shannon Watts, përfaqësuese e një grupi kundër përhapjes së armëve.
Grupi lobues Çdo Qytet i Sigurt nga Armët deklaroi se kishte gjetur prova se, në të paktën dy raste armët ishin blerë në rrjetin social dhe më pas ishin përdorur për të vrarë persona të tjerë.
Grupi në fjalë ishte gjithashtu një nga grupet e shumta që i bënë thirrje Facebook të ndryshonte politikën e tij./ Top Channel
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...