Facebook po kërcënon të bllokojë përdoruesit nga llogaritë e tyre, nëse ata nuk ngarkojnë një fotografi “të qartë” të fytyrës.
Sistemi i ri i verifikimit të identitetit është përpjekja më e fundit e rrjetit social për të frenuar përhapjen e inteligjencës artificial “bots”, aplikacion softueri që kryen detyra të automatizuara në internet, shkruan “Ëired”, transmeton portali arbresh.info
Facebook është i shqetësuar për përhapjen e lajmeve të rrejshme dhe propagandës përpara zgjedhjeve në SHBA dhe referendumit të BE-së.
Sistemi i ri kërkon nga përdoruesit që të ngarkojnë si fotografi profile, një imazh ku fytyra e tyre shihet qartë.
Detaje mbi procesin e verifikimit nuk janë dhënë, por është bërë e ditur se gjatë kontrollimit do të shikohet edhe fotografia e profilit./arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...