Pas prezantimit të funksionit për thirrje me zë dhe funksionit për dërgim të parave tek shokët, Facebook Messenger tani mbështet edhe video thirrjet. Ky funksion do të jetë në dispozicion që nga sot për të gjithë përdoruesit e aplikacionit Messenger në platformat iOS dhe Android.
Thirrjet me zë do të jenë së pari në dispozicion në disa vende të përzgjedhura si Belgjika, Kanada, Kroacia, Danimarka, Franca, Greqia, Irlanda, Laosi, Lituania, Meksika, Nigeria, Norvegjia, Omani, Polonia, Portugalia, Britania e Madhe, SHBA dhe Uruguai. Pra, video thirrjet nga Messeger nuk do të jenë në dispozicion në Kosovë dhe Shqipëri, ndonëse rrjeti social Facebook ka njoftuar që brenda muajve të ardhshëm aplikacioni do të përditësohet për të mbështetur edhe vendet e tjera.
Për të filluar një bisedë me video është shumë e thjeshtë, ju duhet të klikoni vetëm në ikonën e re që shfaqet në pjesën e djathtë të aplikacionit. Me më shumë se 600 milionë përdorues, ky funksion mund të ndikim të madh në shërbimet e tjera si Skype./arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...