Facebook me qendër të dhënash në Danimarkë

11:02 | 3 Tetor 2016
Arbresh Info

Facebook do të qendrën e saj të tretë për të dhëna jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rrjeti social ka ndërmend të ndërtojë qendrën e re në Danimarkë për të mbledhur dhe menaxhuar të dhënat në rritje të gjigantit, si fotot dhe videot, shkruan portali arbresh.info.

Një objekt me 184.000 metra katror do të ndërtohet në Odense dhe do të ofrojë rreth 1.200 vende pune.

Kompania me bazë në Kaliforni ka ndërtuar një qendër të dhënash të ngjashme në Suedi në vitin 2013 dhe aktualisht është duke ndërtuar një tjetër në Irlandë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme