Google ADS

Facebook me ndryshime tjera për postimet që ju shfaqen në News Feed

17:13 | 7 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Facebook pritet të bëjë prapë ndryshime në News Feed.

Lajmi vjen vetëm disa muaj pasi rrjeti social shpalosi planet për matjen e kohës që kaloni duke lexuar postime, statuse, komente apo shfletimin e fotografive të miqve tuaj.

Nëse ju kaloni më shumë kohë duke lexuar një postim të caktuar apo lexoni komentet në një video të caktuar, transmeton arbresh.info, atëherë Facebook automatikisht ju ka populluar News Feed-in me gjëra të ngjashme.

Tash kompania po bën ndryshime në mënyrë që tua bëjë më të lehtë përdoruesve të rrjetit social ti injorojnë postimet e caktuara.

Lajmi u bë i ditur nga inxhinieri softuerik Sami Tas dhe shkencëtari i të dhënave Ta Virot Chiraphadhanakul.

“Veprimet të cilat i bëjnë njerëzit në Facebook – pëlqimet, klikimet, komentimet apo shpërndarjen e postimeve – janë faktorët kryesorë të cilët përcaktojnë atë që do të shfaqet në Neës Feed tuaj.

Mirëpo përdoruesit e Facebook-ut tash do të pyeten të zgjedhin mes dy storieve në Facebook se cila iu duket më interesante. Nëse storia që e zgjedhin ata është në radhën e postimeve të cilat ne i kemi zgjedhur paraprakisht për ju atëherë është një shenjë e mirë se gjithçka po funksionon si duhet.”

Postimet të cilat do të vlerësohen negativisht do të hiqen automatikisht nga News Feed edhe nëse kanë pëlqime apo shpërndarje më të mëdha se postimet tjera të cilat ndoshta do t’ju kishin interesuar./arbresh.info

Facebook-News-Feed-Algorithm-Change-Facebook-News-Feed-Social-Media-Website-Hoax-Stories-Comments-Facebook-News-Feed-US-Social-Network-Facebook-News-Feed-Change-Design-Algorithm-354873

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme