Facebook me funksion të ri në Android

14:41 | 19 Korrik 2016
Arbresh Info

Rrjeti social Facebook ka bërë disa ndryshime të çuditshme së fundmi, por kjo nuk e ka ndalur gjigantin që të publikojë edhe funksione të reja.

Duke filluar nga sot, versioni i fundit i aplikacionit në platformën Android për telefona të mençur iu lejon të gjithëve të ruani video që mund t’i shikoni edhe kur nuk keni internet në pajisjen tuaj, shkruan portali arbresh.info.

Mjafton për të klikuar butonin ‘Save Video’ tek ndonjë video e publikuar për të pasur më vonë qasje tek ajo edhe kur jeni jashtë lidhjes me internet. Videot që keni ruajtur do të shfaqen te ‘Videos’ nën kategorinë ‘Saved’.

Sidoqoftë, Facebook nuk është kompania e parë që ofron një funksion të tillë. Në vitin 2014, YouTube kishte prezantuar këtë funksion, ndërsa së fundmi edhe Amazon Prime ofron të njëjtin për iOS dhe Android./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme