Rrjeti më i madh social në mbarë botën, Facebook ka mbyllur mijëra llogari nga Irani dhe Rusia për shkak të aktivitetit të dyshimtë në rrjetin social, duke përfshirë postimet pro-Brexit.
Kompania njoftoi se një total prej 2,643 faqesh, grupesh dhe llogarish janë fshirë pasi ishin angazhuar në “sjellje të koordinuar false” në Facebook dhe Instagram.
Një numër llogarish me origjinë nga Maqedonia dhe Kosova u hoqën gjithashtu, pasi u zbulua se faqet pretendonin të përfaqësonin komunitetet politike në Australi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Mes postimeve të dyshimta të cituara nga Facebook ishin edhe ato që bënin thirrje për dorëheqje të politikanëve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ishin në favor të qëndrimit në Bashkimin Evropian.
Nga 2.632 faqe, grupe dhe llogari që janë fshirë, 513 ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1,907 ishin të lidhura me Rusinë, lajmëroi Facebook.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA