Në shumë raste fotografia e profilit në Facebook mund të vidhet dhe përdoret edhe nga personat që nuk i keni miq.
Rrjeti social më i përdorur, Facebook, tashmë po provon një tjetër metodë për t’u ofruar siguri përdoruesve të tij, duke i siguruar se fotot e tyre të profilit nuk do të keqpërdoren nga të tjerë.
Në Indi u prezantua një program pilot, i cili pritet të shpërndahet në mbarë botën. Programi i ri mbron të gjithë ata që shqetësohen për profilet e tyre.
Tashmë do të parandalohen të gjithë personat që shkarkojnë apo shpërndajnë fotot e profilit të të tjerëve. Gjithashtu përfshihet dhe etiketimi apo screenshoot-i i fotografive nga aparati celular i personave të tjerë. Kjo fillimisht është vetëm për aplikacionin Android.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...