Rrjeti social Facebook ka lansuar shërbimin Messenger tani edhe në ueb. Kjo tashmë është e mundur përmes faqes Messenger.com, ku ju mund ta përdorni atë vetëm nga faqja kryesore e Facebook-it.
Kompania ka thënë se kjo nuk do të thotë që shërbimi për bashkëbisedim është larguar nga faqja kryesore e rrjetit social, por është një alternativ tjetër për të bashkëbiseduar me miqtë që kemi në llogarinë tonë. Sidoqoftë, Messenger së pari ishte krijuar nga Facebook si një aplikacion për telefona të mençur, më pas ishte bërë i detyrueshëm për të qenë i instaluar në pajisjen tuaj nëse dëshironi të bashkëbisedoni. Kështu që, në një të ardhme të afërt, mund të ndodhë e njëjta gjë edhe për platformën në ueb.
Aktualisht uebfaqja është në dispozicion në mbarë botën vetëm në gjuhën Angleze, por së shpejti do të shtohen edhe gjuhët e tjera./ITshqip/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...