Facebook lanson kampanjë kundër lajmeve të rreme

18:56 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Facebook ka lansuar një kampanjë kundër lajmeve të rreme.

Gjatë ditëve në vazhdim përdoruesve të shumtë të këtij rrjeti social në fillim të faqes do u shfaqet një “këshillë” e titulluar “Si ta kuptoni se një lajm është i rremë?!”

Kampanja e cila do të promovohet në 14 shtete, ka për qëllim që t’i ndihmojë përdoruesit e këtij rrjeti social të bëhen më të vëmendshëm.

Por ekspertët ende dyshojnë, nëse kjo mënyrë do të ketë ndonjë ndikim me të vërtetë.

Që nga nesër të gjithë ata që klikojnë mbi këtë “këshillë” të Facebook-ut, do të drejtohen tek qendra e ndihmës kur do i gjejnë 10 këshilla rreth identifikimit të lajmeve të rreme.

Fillimisht kampanja do të shfaqet në këto vende:

Gjermani

Francë

Itali

Britani

Filipine

Indonezi

Taivan

Burma

Brazil

Meksikë

Kolumbi

Argjentinë

SHBA

Kanadë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme