Facebook tha të enjten se miliona fjalëkalime të rrjetit social ‘Instagram’ janë lejuar të ekspozohen nga serverat e saj.
Në një postim, gjiganti i medias sociale tha se zbuloi fjalëkalime shtesë të ruajtura në tekst të thjeshtë, pasi besonte se ishte i kufizuar në dhjetëra mijëra përdorues, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të ‘Facebook’-ut.
“Pasi që ky postim është publikuar, ne kemi zbuluar shkrime shtesë të fjalëkalimeve të Instagram që ruhen në një format të lexueshëm,” shkroi Pedro Canahuati, zëvendëspresident i inxhinierisë, sigurisë dhe privatësisë së Facebook në një postim në blog.
“Tani vlerësojmë se kjo çështje ka ndikuar miliona përdorues të Instagram. Ne do të njoftojmë këta përdorues ashtu siç bëmë me të tjerët”, deklaroi tutje ai.
“Hetimi ynë ka përcaktuar që këto fjalëkalime të ruajtura nuk janë keqpërdorur”, konkludoi ai.
Facebook nuk ka specifikuar se sa miliona përdorues janë prekur.
Guardiola “ankohet” se nuk ka lojtarë, City i ga...
Kurti për Ditën e Veteranëve bëri nderime te Kompleksi Memor...
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle