Facebook ka njoftuar dje për disa funksione të reja që do të testohet së shpejti. Gjëja më e rëndësishme nga e gjithë kjo është seksioni për Video, shkruan arbresh.info. Kjo do të shfaqet në uebfaqe në seksionin ‘Favorites’ në pjesën e majtë ku shfaqen të rejat. Në aplikacionin për platformën iOS, ikona për video do zëvendësohet me ikonën për mesazhe duke u vendosur kështu në pjesën e majtë të ikonës për njoftime.
Seksioni për video në përgjithësi do bartë vetëm video. Ndërkohë, të gjitha videot nga shokët, faqet që ju ndiqni dhe publikuesit e tjerë të videove do shfaqen aty së bashku me opsionin për ruajtjen e tyre, funksion që është duke u testuar gjithashtu nga gjiganti.
Seksioni i ri do testohet fillimisht nga një numër i vogël i njerëzve, ka pohuar kompania, transmeton arbresh.info, kështu që nuk ia vlen ta prisni që tani. Përveç kësaj, rrjeti social është duke testuar edhe një mënyrë për të shfaqur një video në ekranet më të madha, gjë që YouTube e ofron në platformën Android që disa vite.
Facebook ka zbuluar gjithashtu që videot e sugjeruara janë shfaqur tek shumica e përdoruesve në aplikacionin Facebook në iOS dhe tani janë duke u testuar edhe në ueb derisa në Android do vijnë brenda muajve të ardhshëm. Ky funksion shfaqet pasi të klikoni në një video që shfaqet si pjesë e të rejave./arbresh.info
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...