Google ADS

Facebook, Google dhe Twitter vihen nën hetim mbi lidhjet me Rusinë

20:54 | 31 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kongresi ka hapur seancën e parë për kompanitë gjigande të rrjetetve sociale, Facebook, Google dhe Tëitter, mbi mundësinë e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës.

Avoktatët e tri kompanive janë shfaqur para një komisioni të Gjykatës së Senatit, transmeton portali arbresh.info

Senatorja Lindsey Graham ka deklaruar se mediat sociale kanë qenë të dobishme gjatë fushatës, ndërsa platformat e tyre janë përdorur edhe nga “njerëz që kanë dashur të nënvleftësojnë mënyrën tonë të jetës”.

Graham tha se qëllimi i seancës është që qeveria “të kuptojë se si mund t’i ndihmojë” kompanitë e mëdha të teknologjikë.

Rusia ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë pasur gisht në zgjedhjet e fundit presdienciale të SHBA-ve, ku republikani Donald Trump mposhti demokraten Hillary Clinton./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme