Facebook njoftoi gjatë Konferencës F8 se po krijon dronë, satelitë dhe laserë në laboratorin e saj për të shpërndarë internetin në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, prezantoi dronët “Aquila”, të cilët funksionojnë me energji diellore. Kompania do të testojë këta dronë gjatë verës.
Droni do të ketë krahë të gjata sa të një avioni Boeing 767, por do të peshojë më pak se një makinë për shkak të materialeve me të cilat do të krijohet. Pesha e lehtë do e ndihmojë dronin të fluturojë për disa javë, muaj ose vite me radhë, duke përdorur vetëm energjinë diellore.
“Qëllimi ynë me projektin Internet.org është që të ofrojmë shërbimet më bazike të internetit tek çdo person në botë,” shkroi Zuckerberg në llogarinë e tij zyrtare në Facebook./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit