Google ADS

Facebook fillon aplikacionin e ri për çifte

21:54 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Facebook ka lansuar një aplikacion të ri social për çifte të quajtur “Tuned” që i lejon partnerët të bisedojnë, shkëmbejnë foto, muzikë dhe të kenë një kohështrirje të kujtimeve të shkëmbyera.

Ky aplikacion është i disponueshëm vetëm në App Store të Apple në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, sipas informatave të sajtit Sensor
Tower, transmeton portali arbresh.info.

Ekipi i Eksperimenteve të Produkteve të reja të Facebook (NPE), që krijoi Tuned, përshkruan aplikacionin si një “hapësirë private ku ju dhe gjysma juaj mund të jeni vetvetja”.

NPE është krijuar vitin e shkuar për t’u fokusuar në aplikacionet eksperimentale me fokus në konsumatorë.

Në shkurt, ekipi filloi një aplikacion për ndarjen e fotografive dhe video, “Hobbi”

Tuned aktualisht renditet me numrin 872 në Shtetet e Bashkuara dhe 550 në Kanada në kategorinë e rrjeteve sociale, tha Sensor Tower./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme