Facebook filloi testime një opsion të ri në News Feed i cili sjell tematika dhe lajme bazuar në interesat e përdoruesve individuale, ndërsa kompania ka shtuar kërkimet në rritjen e kohës së shpenzuar nga përdoruesit në rrjetin social më të madh në botë.
Oferta më e re quhet “Featured Topic,” dhe është duke u testuar në News Feed, esencën e Facebook. Çdo temë përmban ca rreshta tekst, një lidhje që drejton tek një lajm dhe një foto shkruante agjencia e lajmeve Reuters.
Facebook konfirmoi se në të vërtetë po testonte diçka të tillë dhe qëllimi i saj është gjetja e përmbajtjeve dhe historive më të përshtatshme për përdoruesit.
News Feed përbëhet nga përmbajtje të publikuara nga miqtë dhe familja e përdoruesve ku secila prej tyre radhitet sipas algoritmave në funksion të Facebook, si dhe postime e reklama nga burime të ndryshme që përdoruesi pëlqen.
Megjithatë kohët e fundit janë shtuar praktikat e kompanive mediatike ku përdoruesve u serviren përmbajtje sipas historikut të përdorimit të sajteve.
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët