Google ADS

Facebook e konfirmon, Live Video vjen në desktop

11:39 | 16 Shtator 2016
Arbresh.info

‘Facebook Live’ ofrohej më parë për përdoruesit celular, por kompania konfirmoi se ajo do të vinte tashmë edhe në desktop. Një përfaqësues i Facebook shkruan në një postim: Ne do të fillojmë që sot t’i ofrojmë njerëzve mundësinë e transmetimet live në Facebook duke përdorur laptopin apo desktopin e tyre.

Lançimi u realizua për shkak të kërkesave të shumta të gazetarëve për këtë shërbim, por jo vetëm. Për momentin ajo ofrohet vetëm për ‘një përqindje të vogël’ përdoruesish, dhe do të zgjerohet akoma në muajt në vazhdim.

Ata të cilët kanë akses tek veçoria e Facebook Live për desktop mund të përdorin për transmetimin live, një kamera shtesë tek laptopi i tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme