Facebook do të fillojë të heqë nga platforma, postimet me informacion të rremë dhe ato që nxisin dhunën.
“Zvogëlimi i shpërndarjes së informacionit të gabuar godet ekuilibrin e shprehjes së lirë dhe komunitetit të sigurt. Disa forma të caktuara dezinformimi kanë kontribuar në dëme fizike, prandaj po bëjmë një ndryshim të politikave që do fillojnë zbatimin gjatë muajve të ardhshëm”, tha një zëdhënës i Facebook për CNBC.
Politikat e reja të platformës do të heqin cdo tekst apo imazh që është krijuar me qëllim që të nxisë dëmin fizik.
Facebook do të punojë me organizatat vendase dhe ndërkombëtare për të identifikuar informacione të tilla, duke përfshirë postimet me shkrim dhe fotot e ndryshuara.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se nuk do të hiqen informacionet e rreme nëse kompania nuk mendon se nxit dhunën apo dëmin fizik.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...