Kompania e medias sociale Facebook i kanë vënë sot në dispozicion Kongresit më shumë se 3,000 reklama që u përdorën gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale të 2016-s dhe që kanë lidhje me një agjenci ruse reklamash.
Zyrtarët e kompanisë janë takuar me zyrtarë të komisioneve të zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit si dhe me Komisionin Juridik të Senatit për të dorëzuar reklamat, tha një zyrtar i kompanisë Facebook.
Facebook ka njoftuar se do të punësojë mbi 1000 punonjës të rinj për të ndjekur reklamat në shkallë globale. Facebook-u do të rishikojë edhe politikat për të dokumentuar më mirë kompanitë që duan të reklamojnë lidhur me zgjedhjet në SHBA.
Komapnia tha muajin e kaluar se kishte gjetur mijëra reklama të lidhura me disa llogari në Facebook që kontrolloheshin nga Rusia dhe që dukej se synon të krijonin përçarje sociale dhe politike gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kompania tha se kishte gjetur 450 llogari të tilla dhe se për reklamat në fjalë ishin shpenzuar rreth 100 mijë dollarë.
Edhe kompania Twitter thotë se ka gjetur postime të lidhura me këto llogari. Komisionet e Kongresit u kanë kërkuar të dyja kompanive si dhe kompanisë Google të dëshmojnë publikisht për këtë çështje në javën e ardhshme.
Asnjëra nga kompanitë nuk ka thënë nëse do ta pranojë ftesën.
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...