Facebook thuhet se është duke menduar të prezantojë një “arkë kursimesh” që do i lejojë përdoruesve të fusin para në arkë tek një postim i mirë, jo të dhurojnë vetëm një pëlqim.
Produkti i ri i mundshëm është zbuluar së pari nga ‘The Verge’, që ka vërejtur një studim nga Facebook i cili është duke pyetur përdoruesit për mënyrën më të mirë që ata mund të fitojnë të holla në faqe, transmeton portali arbresh.info.
Njëra nga opsionet ishte një arkë kursimi, që mund të punojë në mënyrë të ngjashme me butonin “Like”, duke i lejuar përdoruesit t’i dhurojë kreatorëve apo publikuesve një pjesë të të hollave tek postimi për vetëm një klik.
Sistemet ‘micropayments’ në fakt nuk janë asgjë e re, kompanitë si Flattr iu lejojnë përdoruesve të krijojnë një fond të vogël mujor që ata mund të zgjedhin të shpenzojnë lirshëm në ndonjë përmbajtje që atyre iu pëlqen, thjeshtë duke klikuar një buton.
Shërbimet e tjera si Blendle janë më shumë të fokusuar në gazetari duke iu lejuar përdoruesve të zgjedhin një shumë të vogël të hollash për shkrimet individuale.
Shërbimet e tilla gjithmonë kanë pasur një problem të madh, njerëzit nuk kyçen në shërbim për të dhuruar diçka të tillë. Megjithatë, Facebook beson që sistemi i tyre ka më shumë mundësi për të arritur një gjë të tillë./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA