Tani që janë bërë disa vite që Facebook mbledhë dhe i shet të dhënat e përdoruesve, lejon përhapjen e lajmeve të rreme dhe ende i toleron rusët në platformë, Facebook dëshiron t’i shërbejë shfrytëzuesit me kafe.
Sipas raportit të Evening Standard, ky rrjet social do të hapë kafene në pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe, nga 28 gushti deri më pesë shtator të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Brenda tyre do shërbehet kafe falas dhe do të ndihmohen shfrytëzuesit lidhur me çështjen e sigurisë, apo edhe probleme tjera që mund t’i kenë. Aktiviteti i këtyre kafeneve, do të zhvillohet në Londër më 28 dhe 29 gusht, pastaj edhe në pjesë tjera.
Kjo për faktin, se një e katërta e shfrytëzuesve britanikë, treguan nëpërmjet një sondazhi se kanë probleme me çështjen e sigurisë në këtë rrjet.
Mirëpo, nuk dihet nëse të njëjta kafene të përkohshme, mund të hapen edhe në shtete tjera, që do iu vinin në ndihmë shfrytëzuesve lidhur me rrjetet sociale.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...