Google ADS

Facebook do të bëjë ndryshimin më të madh në faqen kryesore

22:55 | 20 Maj 2016
Arbresh.info

Facebook pritet të bëjë ndryshimin më të madh në faqen kryesore, që kur është lansuar për herë të parë.

Rrjeti social po planifikon të ndajë postimet sipas temave të ndryshme, bazuar në disa foto që tregojnë versione të pamjes së re të Facebook.

Postimet po ndahen në kategori që tani për disa përdorues të ndryshëm. Kategoritë përmbajnë tema si TV dhe filma, muzikë apo udhëtime.

Të gjithë përdoruesit po udhëzohen të shtojnë subjekte të ndryshme në këto kategori.

Kështu që nëse dikush ka opsionin “TV dhe filma”, ata do të kenë mundësinë të selektojnë të gjithë filmat që pëlqejnë, dhe Facebook do të nxjerrë në faqen kryesore pastime që kanë të bëjnë me to.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme