Facebook dhe Instagram mund të detyrohen të dalin offline (jashtë shërbimi) në Europë pasi një mbikëqyrës irlandez vendosi që kompania e tyre mëmë, Meta, nuk mund të ndajë të dhënat e europianëve me SHBA.
Nëse rregullatorët e BE-së bien dakord, të dy platformat e mediave sociale nuk do të jenë të disponueshme për përdoruesit europianë këtë verë, raportoi Politico të enjten.
Megjithatë, një zëdhënës i Meta, po për Politico tha: “Ky projektvendim, i cili është subjekt i shqyrtimit nga Autoritetet Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave, lidhet me një konflikt të ligjit të BE-së dhe SHBA-së, i cili është në proces zgjidhjeje”.
“Ne mirëpresim marrëveshjen BE-SHBA për një kuadër të ri ligjor që do të lejojë transferimin e vazhdueshëm të të dhënave përtej kufijve dhe presim që ky kuadër të na lejojë të mbajmë familjet, komunitetet dhe ekonomitë të lidhura.”
Facebook ka më shumë se 300 milionë përdorues aktivë ditorë në Europë, që përbëjnë më shumë se 10 përqind të të gjithë përdoruesve në mbarë botën. Ekziston një përqindje edhe më e lartë e përdoruesve të Instagramit në Europë, me më shumë se një të katërtën e të gjithë përdoruesve të vendosur atje.
Sipas asaj që shkruan The Independent, urdhri i bllokimit nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave u është dërguar rregullatorëve të tjerë europianë të privatësisë, të cilët do të japin vlerësimin e tyre për vendimin gjatë muajit të ardhshëm.
Mosmarrëveshja vjen pas vitesh betejash gjyqësore midis aktivistëve të privatësisë dhe gjigantit të teknologjisë amerikane, që solli edhe vendimi nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, e cila anuloi një marrëveshje BE-SHBA, të qarkullimit të të dhënave të quajtur Privacy Shield në 2020.
“Nëse nuk miratohet një kuadër i ri i transferimit të të dhënave transatlantike dhe ne nuk jemi në gjendje të vazhdojmë të mbështetemi në SCC ose të mbështetemi në mjete të tjera alternative të transferimit të të dhënave nga Europa në Shtetet e Bashkuara, ka të ngjarë të mos jemi në gjendje të ofrojmë një numër të produkteve dhe shërbimeve tona më të rëndësishme, duke përfshirë Facebook dhe Instagram, në Europë”, deklaroi në Mars, Meta./zhurnal/
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj