Facebook dëshiron të ofrojë internet falas në SHBA

09:39 | 7 Tetor 2016
Arbresh Info

Facebook mund të ketë tani si shënjestër një vend tjetër për të ofruar internet falas.

Rrjeti social është në bisedime me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe operatorët për rrjet në mënyrë për të sjellë shërbime falas të internetit te miliona njerëz.

“Edhe pse nuk kemi asgjë për të njoftuar, misioni i Facebookut është të konektojë botën dhe ne jemi gjithmonë duke eksploruar mënyrat për ta bërë atë, përfshirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha një zëdhënës i rrjetit social, transmeton portali arbresh.info.

I lansuar në vitin 2014, shërbimi nga Facebook synon të ofrojë internet pa limit te një numër i caktuar i faqeve në mbarë botën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme